20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mariçiq: Qeveria po bën gjithçka që të ruaj standardin e qytetarëve, do të ndihmojë edhe BE

Qeveria është në komunikim me Brukselin për atë se si t’i ndihmojnë Maqedonisë në këtë krizë ekonomike, tha për “Utrinski Brifing” zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria po bën gjithçka që të ruaj standardin e qytetarëve dhe për këtë janë miratuar disa masa. Do të ketë ndihmë edhe për më shumë vende, presim që këto premtime të jenë reale”, tha Mariçiq.

Takime të nivelit të lartë priten nga vizita e kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Bruksel, ndër të tjera për këtë temë.

“Ne në rajon kemi bërë masat më të mira ekonomike dhe këtë e pranojnë të gjithë. Por vazhdimi i luftës nuk shkon në interes të askujt. “Është në interesin tonë dhe në interesin e Evropës që të ndalet lufta shpejt në mënyrë që të menaxhohen pasojat e krizës”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Të fundit