24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Marrëveshje eventuale për zgjedhjet, deri në fund të majit

 

LSDM-ja mbetet e hapur për konsensus rreth datës së zgjedhjeve për aq kohë sa është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, kreu i partisë Zaev thotë se nuk do të ketë zgjidhje ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen 22 ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Nëse nuk merremi vesh, nuk është pyetje se çfarë do LSDM-ja dhe koalicioni, nuk është as pyetja se çfarë duan partnerët tanë në qeveri si Alternativa, BDI-ja, PDSH-ja. Do të vijë 30-ti, do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme. Nëse ka nevojë do të vazhdohet por nëse s’ka nevojë ajo përfundon më 30 maj. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve, kur përfundon ajo, rrjedhin 22 ditët dhe ligji duhet të respektohet – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

LSDM-ja nuk e merr parasysh konkluzionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve se nuk mjaftojnë 22 ditë për përditësimin e listës zgjedhore në përputhje me Kodin Zgjedhor. Zaev thotë se nëse refuzojnë të nënshkruajnë listën zgjedhore, anëtarët e KSHZ-së mund të penalizohen.

Është obligim i KSHZ-së, sipas detyrimeve të punës që ka atë listë zgjedhore ta nënshkruaj dhe ta publikojë. Kjo është sipas ligjit. Ligji qartë definon se cilat janë dënimet dhe sa janë ato nëse secili nga ne nuk punon sipas ligjit ose i kundërshtojmë zgjidhjet ligjore – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Data eventuale për zgjedhje të shpejta sipas kërkesës së LSDM-së është 21 qershori./alsat

Të fundit