14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Marrin pushime pa pagesë për të punuar në bregdet, kjo po ndodhë me nëpunësit shtetëror në Maqedoni

Nëpunësit e administratës shtetërore në Maqedoninë e Veriut po marrin pushime pa pagesë për të punuar në qendrat turistike, sidomos në Kroaci.

Këtë e bën të ditur portali maqedonas sdk.mk.

Sipas këtij portali, punonjësit e administratës thuajse në të gjitha nivelet marrin tre muaj pushim pa pagesë, plus një muaj pushim të kombinuar të vjetër dhe të ri, në mënyrë që të mund të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në bregdetin kroat dhe të punojnë në hotele dhe restorante gjatë sezonit të verës.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu konfirmon për “sdk.mk” se administratorët po marrin pushime pa pagesë dhe po shkojnë për të punuar në vendet turistike. Vetëm nga ministria e tij këtë vit kanë marrë leje pa pagesë 15 persona.

“Vetëm ditët e fundit kam nënshkruar vendime për pushim pa pagesë të tre punonjësve. Është e vërtetë që shkojnë të punojnë në vendet turistike verore, por ligjërisht nuk mund t’i ndalojmë dhe të mos u japim këtë lloj leje. Kjo dukuri është e keqe edhe në afat të gjatë, sepse ata që largohen, kontaktojnë atje, marrin oferta për punë të tjera, mund të humbasim edhe punëtorë në sektorin publik”, tha ministri Aliu.

Asnjë institucion shtetëror nuk ka të dhëna të përgjithshme se sa administratorë kanë marrë leje pa pagesë.

Këtë sezon veror, kompania “Croatia Airlines” ka lansuar linjën e fluturimit nga Shkupi për në Split. Siç e pa ekuipazhi ynë, avionët janë plot me udhëtar[ që shkojnë në Kroaci për punë sezonale. Një pjesë e madhe e tyre janë administratorë./Sdk.mk

Të fundit