29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Martin Protugjer pozitiv me Kovid-19, seanca gjyqësore për lëndën “Titanik” anulohet

Ish funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Martin Protugjer, tani i akuzuar në procesin “Titanik” është pozitiv me Kovid-19, për shkak të së cilës është anuluar seanca e sotme gjyqësore për këtë rast.

Mbrojtja e Protugjer, deri te Gjykata ka dorëzuar njoftim se edhe bashkëshortja e të akuzuarit është me koronavirus. Sipas protokolleve, ai do të parandalohet të marrë pjesë në debatet kryesore në 20 ditët e ardhshme, gjegjësisht në atë periudhë nuk do të mbahen debatet kryesore.

Në lidhje me situatën e sapondodhur, gjykatësi Osman Shabani, i obligoi avokatët e të akuzuarit Martin Protugjer, para 5 nëntorit ta njoftojnë gjykatën për gjendjen e tij shëndetësore.

Procesin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanova.

Aktakuza e inicuar nga ish Prokuroria Speciale Publike, për këtë lëndë dyshon për 20 persona për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së.

Të fundit