20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mas: Jemi të gatshëm të ndihmojmë nëse këtë e kërkojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Asgjë nuk ka ndryshuar, që Gjermania të angazhohet për diçka tjetër pos për fillim të sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dy shtete kandidate në paketë.

Kështu kryediplomati gjerman, Haiko Mas hodhi poshtë mundësinë e fillimit të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, por pa Maqedoninë e Veriut të cilën po e pengon Bullgaria. Edhe Ministrit i Jashtëm i republikës së Maqedonisë së Veiut, Osmani gjatë vizitës në Berlin theksoi se vendi tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet për ti filluar negociatat për anëtarësim me Unionin dhe po i vazhdon reformat, duke u shprehur optimist se kjo gjë do të ndodhë gjatë samiteve të verës.

Osmani shtoi se ndaj Bullgarisë vendi ka qasje të sinqertë dhe konfirmoi se tashmë është bërë Plani Aksionar për zgjerim të bashkëpunimit mes dy vendeve në më shumë sfera.

“Jemi të gatshëm të hymë në bisedime thelbësore për t’i tejkaluar dallimet që e ngarkojnë besimin tonë. Çelësi, kuptohet, është në Marrëveshjen për miqësi të nënshkruar në vitin 2017 mes dy vendeve, si kornizë precize politike për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve të mundshme” – theksoi Osmani. Mas hodhi poshtë mundësinë e ndërmjetësimit në kontestin dypalësh derisa këtë ta kërkojnë Shkupi e Sofja.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë me përvojat tona, nëse këtë na e kërkon Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Kryesisht mbetet që këto çështje të zgjidhen në nivel dypalësh. Vetë historianët profesionistë duhet t’i udhëheqin punët në komisionet e tyre, pa presion nga jashtë” – tha Mas.

Ai gjithashtu hodhi poshtë Non-paperin që lancoi idenë e ndryshimi të kufijve në rajon, duke thënë se Gjermania nuk i fut gishtat në asnjë ndryshim në kufijtë në rajon, pasi kjo gjë do të kishte pasoja në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të fundit