Mas: Vendimi i Bundestagut është sinjal i rëndësishëm – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mas: Vendimi i Bundestagut është sinjal i rëndësishëm

Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas e përshëndeti vendimin e Bundestagut të japë dritë të gjelbërt për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Mas vlerësoi se mbështetja e Bundestagut gjerman për hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën është sinjal i rëndësishëm”, transmetoi Dojçe Vele.

“Vendimi e nënvizon vlerën të cilën Ballkani Perëndimor e ka për BE-në. Njëkohësisht qartë vihet në njohuri se reformat vlerësohen. Të dy vendet duhet t’i vazhdojnë përpjekjet reformuese, për ta vazhduar rrugën drejt BE-së. Unë jam i bindur se qasja e kushtëzuar e Bundestagut do të bind edhe të tjerë në BE ta miratojnë fillimin e negociatave”, deklaroi ministri gjerman i punëve të jashtme Hajko Mas. .

Related posts

Maqedonia e Veriut vendos rekord botëror për import të marihuanës

Televizioni Koha

Panovski: Dozë të tretë duhet të pranojnë të rivaksinuarit në shkurt dhe mars

Televizioni Koha

Filipçe: Do të kërkojmë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Televizioni Koha

Leave a Comment