29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Masa të përforcuara kundër përhapjes së koronavirusit

Pas shtatë personave të regjistruar pozitivë në shtet në mënyrë parandaluese prej sot janë mbyllur kopshtet, shkollat, fakultetet, konviktet e studentëve, janë ndaluar ngjarjet masive, organizimi i udhëtimeve në shtetet me rrezik të lartë.

Gjatë ditës së djeshme nuk ishin regjistruar raste të reja. Negativë ishin testet e një pacienteje 16-vjeçare e cila kishte një kontroll të vogël te drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës, Nina Caca Biljanovska te e cila pardje ishte konfirmuar se është infektuar nga koronavirusi, si dhe e dy pacientëve të tjerë.

Vendimi për shkarkimin e Biljanovskës duhet të përgatitet sot, ndërsa për shkak të sjelljes së saj të papërgjegjshme sepse nuk ishte paraqitur te epidemiologët pas qëndrimit në Itali, kishte ardhur në punë dhe kishte mbajtur ligjëratë e cila vendosi në izolim një numër të madh të personave. Nxënës nga tri shkolla fillore në komunën e Karposhit janë në vetizolim sepse disa nga prindërit punojnë në Klinikën për Dermatologji, ndërsa një pjesë ishin në simpoziumin që ishte mbajtur të shtunën, ndërsa në të cilën ka marrë pjesë drejtoresha e infektuar nga Klinika. Për shkak të pranisë në simpoziumin në izolim janë edhe katër punëtorë medicinalë nga Reparti i lëkurës në Spitalin klinik në Shtip. Kontrollet dhe hospitalizimi në Repartin e lëkurës në Shtip janë stopuar, ndërsa masa e tillë është në fuqi prej dje edhe në Klinikën për Sëmundje të Lëkurës.

Masat e përforcuara erdhën pas rastit të parë të transmisionit lokal pasi tre personat të cilët ishin në kontakt me bashkëshortët e hospitalizuar me këtë virus nga Dibra ishin pozitivë në testim.

Për shkak të situatës me koronavirusin të enjten do të mbahet edhe takim i liderëve duke pasur parasysh atë që në datën 23 të këtij muaji duhet të hyjë në fuqi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Nga Qeveria dje porositën se papërgjegjësia është më e rrezikshme për përhapjen e koronavirusit, menaxhimi me këtë problem nuk duhet të shndërrohet në persekutim kundër atyre të cilët janë të sëmurë ose janë në izolim, e as dikush duhet të përfitojë politikisht në llogari të shëndetit të qytetarëve. Nëse vjen deri te rritja e numrit të rasteve do të ndërmerren edhe masa të tjera shtesë siç është shpallja e situatës së krizës, por për momentin nuk ka nevojë për këtë.

Kabineti qeveritar pohon se ka numër të mjaftueshëm të testeve gjegjësisht 1.000 që janë në dispozicion, ndërsa janë shpenzuar 40, si dhe se për momentin nuk do të sillen masa të veçanta ekonomike, por dikasteret e posaçme ekonomike janë në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike dhe deri në fund të javës do të kenë vlerësime shtesë.

Në rast se vjen deri te vazhdimi i mbylljes 14-ditëshe të institucioneve edukative-arsimore, nga Qeveria thonë se viti shkollor mund të organizohet me program të shkurtuar mësimor nëse ka nevojë. Tani nuk organizohet vetëm mësimi, ndërsa kuadri mësimor do të vijë në punë vetëm për nënshkrim, mbajtje të takimeve dhe punë të tjera rrjedhëse. Lidhur me higjienën kanë rekomandim të qartë se duhet të jenë të kujdesshëm. Me masat qeveritare parashihet mungesë me pagesë nga puna për prindërit me fëmijë deri në 10 vjet gjatë ndërprerjes së punës në kopshtet dhe shkollat. Ata mungesën do ta arsyetojnë me vërtetim për fëmijën nga kopshti ose shkolla, ndërsa e cila duhet ta dorëzojnë para se të llogaritet rroga.

Ndalohen të gjitha tubimet masive në vende të hapura dhe të mbyllura, të gjitha ngjarjet kulturore në nivel të RMV-së, ndërsa ngjarjet sportive të zhvillohen pa publikë. Qeveria rekomandon mosmbajtjen e ngjarjeve publike në të cilat pritet prani deri në 1.000 pjesëmarrës.

Ata të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të dënohen sipas nenit 205 dhe 206 nga Kodi Penal.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një rekomandim deri te qytetarët që të mos udhëtojnë në Itali për shkak të situatës me koronavirusin. Konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut në Venecia, duke i ndjekur praktikën e përfaqësitë diplomatike-konsullore në rajonin e njëjtë, si dhe parandalimit të mëtutjeshëm të përhapjes së COVID-19, në periudhën e ardhshme nuk do të punojë me palë të huaja, përveç në situata urgjente.

Është anuluar edhe agjenda gjithëpërfshirëse e LSDM-së dhe e liderit të partisë Zoran Zaev në ditët në vijim, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja deri më tani nuk i anulon aktivitetet partiake për sot për promovimin e kandidatëve për deputetë të konventës, ndërsa në të cilën, siç thonë, do të respektohet numri i lejuar për pjesëmarrje në tubime.

Kryetarët e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, BeH, Mali i Zi dhe Serbia dje porositën se nëse nuk menaxhojmë koronavirusin, do të jenë të paparashikueshme pas biznesit, ndërsa mund të arrihet edhe situatë e paralizimit të të gjithë ekonomisë.

“Koronavirusi nuk është vetëm çështje e shëndetësisë, por edhe e qeverisjes së të drejtës, e politikës, infrastrukturës, legjislacionit, burokratizimit, porositën kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, BeH-së, Malit të Zi dhe Serbisë”, të cilët dje në seancë të Forumit Investues të Odave (FIO), theksuan se dëmet tashmë janë evidente. Veçanërisht shqetëson se përhapja e virusit në vendet – partnere duke pasur parasysh se rreth 80 për qind nga eksporti shkon në BE.

Rënia e aktiviteteve ekonomike në Evropë është planifikuar në 3,4 për qind, ndërsa kjo, sipas biznesit, do të reflektojë në të gjitha ekonomitë kombëtare.

“Ekonomia i nënshtrohet goditjeve nga jashtë, nga të gjitha segmentet e shoqërisë. Kjo është matur dhe reflekton direkt ndaj bilancit pagesor të kompanive. Tërë këtë që e kemi punuar do të shumëzohet me zero nëse nuk jemi në gjendje t’i rregullojmë dhe marrëdhënie tjera me të cilat përballemi çdo ditë: mbrojtja e mjedisit jetësor, infrastruktura, qeverisja e të drejtës”, ka thënë kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Malit të Zi, Vlastimir Golluboviq, janë anuluar hyrjet e kruzerëve, në aranzhmanet hotelierike për këtë verë nuk anulohen.

Sipas rekomandimit të Qeverisë për mosmbatjten e tubimeve publike me qëllim parandalimit nga paraqitja dhe përhapja e Kovid-19edhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) kumtoi se i anulon të gjitha ngjarjet publike të parapara për mars.

Siç theksohet në kumtesë, anulohet konferenca Mediumet dhe zgjedhjet: rregullativa dhe praktika, ndikim i dezinformatave ndaj rezultateve nga zgjedhjet, e cila është dashur të mbahet më 23 mars. Njëheeit, anulohen edhe punëtorët e planifikuara me radiodifuzerët, duke e përfshirë edhe atë për njoftim mediatik gjatë fushatës zgjedhore, por, Agjencia, si deri më tani, do të jetë vazhdimisht e qasshme për të gjitha çështjet, përmes telefonit ose përmes adresës elektronike (lista e të punësuarve së bashku me të dhënat e tyre për kontakt është publikuar në ueb faqen e Agjencisë https://avmu.mk/contakti/).

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bënë thirrje që mediat të raportojë me përgjegjësi dhe t’i shmangin krijimit të panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për Korona virusin (KOVID-19). Siç theksojnë në SHGM, gazetarët dhe mediat kanë përgjegjësi t’i përmbahen rregullave etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave dhe krijimin e panikut në publik. Ata kanë për obligim të krijojnë hapësirë për ekspertë të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme.

Kryeministri Oliver Spasovski për të enjten në orën 13 caktoi koordinim të përfaqësuesve të partive politike në lidhje me realizimin e masave qeveritare për menaxhim me koronavirusin.

Në koordinimin, siç konfirmuan nga Qeveria, praninë e konfirmuan liserët e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, Besës, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët. MIA.fc/

Të fundit