29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Masa të reja për pandemin në shtator. Këto janë risitë në arsim dhe shëndetësi

Numri i rasteve me Covid-19 ka shënuar rritje edhe gjatë muajve të verës. Autoritet shëndetësore botërore dhe ato vendase kanë paralajmëruar një valë të re në vjeshtë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke bërë përgatitjet për tu përballur me këtë pandemi.

Ministria e Arsimit është duke zhvilluar anketa me prindërit e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për mbarëvatjen e mësimit online, i cili zgjati nga muajit mars deri në qershor.

Agjencia e lajmeve INA mëson se ka gjasa që nxënësit nga klasa e I-rë deri në klasën e IV të vijojnë mësimin në shkollë, ndërsa gjeneratat tjera dhe në shkolla të mesme të vijoj mësimi në internet.

Përpos arsimit, edhe Ministria e Shëndetësisë është duke rritur kapacitetet.

Në 16 komuna pritet të ndërtohen Qendra rajonale për trajtimin e COVID-19. Për këtë janë pajtuar kryetarët e 16 komunave, përkatësisht Gjevgjelisë, Kumanovës, Kavadarit, Strumicës, Kërçovës, Dibrës, Gostivarit, Strugës, Kocanit, Ohrit, Velesit, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Resenit dhe Prilepit.

Në vjeshtë, pacientët nga ato rajone do të trajtohen në këto spitale modulare ose do të formohen shtigje dhe kushte të veçanta në disa ambiente, si dhe lokalizimin dhe rregullimin e disa lehtësive të tjera që mund të adaptohen dhe përdoren si qendra të përkohshme të Kovid-19 .

Nëse shtohet numri i rasteve, profesionistët shëndetësor kanë rekomanduar mbylljen e kafeneve në vjeshtë si dhe vendosjen e sanksioneve më të rrepta për ata që nuk mbajnë maskat dhe nuk i rrespektojnë masat tjera mbrojtëse.

Të fundit