Botë Lajmi i Ditës

Masakër në gjykatë: Banda futet në sallën e gjyqit vrasin policët dhe liron bosin

Persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma kamuflazhi dhe policie sulmuan ndërtesën e një gjykate në veriperëndim të Hondurasit për të liruar liderin e grupit mafioz MS-13.

Narkotrafikanti Alexander Mendoza, i njohur ndryshe si “El Porky”, sapo kishte mbërritur në gjykatën e El Progresos, për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore, kur sulmi ndodhi.
Të paktën 4 policë mbetën të vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e sulmit për të liruar liderin e MS-13, një nga bandat më të dhunshme të Amerikës Qendrore.

Pas kësaj ngjarje, presidenti Hernandez ofroi një shpërblim 80 mijë dollar për këdo që jep informacion që do të çonte në arrestimin sërish të Mendozës.
Policia bën me dije se të paktën 20 persona morën pjesë në sulmin e armatosur në El Progreso dhe një prej tyre humbi jetën.botasot

Related posts

Ligji për rritjen e pagave në administratën publike para deputetëve

Televizioni Koha

Autobusi kishte shkuar me 99 km/h, zbulohen detaje nga fatkëqësia në Llaskarcë

Televizioni Koha

Ahmeti: Qytetarët e kanë humbur besimin te drejtësia

Televizioni Koha

Leave a Comment