MASH hapë konkurse për punësim të 500 asistentëve arsimorë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

MASH hapë konkurse për punësim të 500 asistentëve arsimorë

Në pesë shkolla fillore me qendër të resurseve në rrjedhë janë konkurset publike për punësim të 500 asistentëve arsimorë, të cilët nga vjeshta do të jenë mbështetje për nxënësit me zhvillim atipik të përfshirë në mësimin e rregullt.

Në konkurse mund të paraqiten të gjithë personat të cilët kanë të kryer arsim për: Edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punëtor social, pedagog social dhe rehabilitues, si dhe ata të cilët plotësojnë kushte për mësimdhënës në mësimin klasor dhe lëndor.

Asistentët arsimorë do të fokusohen në sigurimin e arsimit cilësor të nxënësit përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit dhe prindërit/kujdestarët, me punëtorë profesionistë dhe ekipin inkluziv i cili do të kujdeset për nxënësin. Ata njëkohësisht do të duhet ta nxisin bashkëpunimin mes fëmijëve dhe komunitetit.

Të ardhurat mujore në pajtim me konkurset paraqesin 24.208 denarë. Nga gjithsej 40 orë pune në javë, asistentët arsimorë duhet 20 deri 30 orë tëpërkushtohen në mbështetje të drejtpërdrejtë të nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa të tjerat për përgastitje djhe organizim të punës së vet.

Konkurset krahas publikimeve në media, mund të shihen edhe në faqet e internetit të Shkollave fillore me qendër të resurseve.

Related posts

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1382 testime dhe janë regjistruar 198 raste të reja nëTetovë 9 të reja

Televizioni Koha

509 të infektuar dhe 9 viktima në 24 orët e fundit në vend

Televizioni Koha

Taravari: LSDM dhe Bashkimi Demokratik do ta bëjnë qeverinë, negociatat janë teatër

Televizioni Koha

Leave a Comment