18/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: Paga e shtatorit për 32.500 punonjës në arsim 15% më e lartë, vlerësojmë me dinjitet punën e mësuesve

Paga e shtatorit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm është më e lartë për 15 përqind. Kjo do të thotë se rreth 32.500 punonjës, nga të cilët 25.000 mësues, marrin motivim shtesë për punë dhe investime personale në përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar.

Së bashku me rritjen prej 21 për qind deri më sot, punonjësit e arsimit po marrin mbështetjen më të madhe në histori. Edhe në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, ka para për mësuesit. Kjo Qeveri dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tregojnë në veprim se kujdesen për vlerësimin dinjitoz të punës, dëshirës dhe përkushtimit të tyre.

Angayhohemi që mësuesit të marrin statusin e merituar në hierarkinë sociale, në mënyrë që ata të jenë faktori kryesor në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron kushte për zhvillimin e tyre profesional dhe në karrierë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe mundësive për avancim në pozita.

Ne vazhdojmë të punojmë për ngritjen e dinjitetit të veprimtarisë arsimore edhe në të ardhmen.tetovasot.com/

Të fundit