20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: Shkolla mund të printojë tekstet për nxënësit pa qasje në tekstet dixhitale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, thotë se ligji i ri për tekstet shkollore dhe për materialet tjera didaktike mësimore, është pjesë e planit për reforma të sistemit kombëtar të arsimit dhe si i tillë është përpiluar në bazë të analizave të përvojave pozitive nga disa vende të zhvilluara në Evropë të cilat kanë tejkaluar sistemin e përdorimit të teksteve klasike, transmeton Zhurnal.mk

Kjo, thuhet në një kumtesë të lëshuar, paraqet tendencë për të cilën aspirojnë vendet në zhvillim, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një nga përfitimet bazë të ofruara nga zgjidhja e re ligjore, në interes të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe procesit arsimor në vend në përgjithësi. Tashmë nuk do të ketë vetëm një burim informacioni për secilën lëndë, por do të përdoren deri në tre tekste shkollore, të cilët i orientojnë nxënësit të hulumtojnë dhe të analizojnë, përpara se të marrin konkluzione dhe të mësojnë përmendësh njohuritë” – thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga aty thonë se dixhitalizimi do të sigurojë qasje të lehtë në tekstet mësimore, të cilat shndërohen në interaktive dhe pasurohen me përmbajtje multimediale – filma, animacione, shfaqje video, galeri imazhesh dhe detyra, ndërsa të dhënat dhe faktet e fundit azhurohen para fillimit të secilit cilit vit të ri shkollor.

“Duke pasur parasysh autonominë e mësuesve në zgjedhjen e materialeve dhe mjeteve mësimore, ata mund të printojnë materialet për nevojat e klasës, që do të thotë se shkollat ​​do të mund të printojnë tekstin shkollor për secilin nxënës i cili për arsye të ndryshme nuk ka mundësi të përdorë libra shkollorë elektronikë”, sqaron MASH-i.

Të fundit