23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASH: të gjithë nxënësit do t’i marrin në kohë dëftesat për vitin shkollor 2022-2023

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023 , ka përfunduar procedura e furnizimit, kumtoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023 , gjegjësisht në muajin qeshor. Byroja për Zhvillimin e Arsimit tanimë, nën kompetencën e së cilës është zbatimi i procedurës për prokurim të dokumentacionit pedagogjik për shkollat, përfshirë edhe dëftesat, tanimë e realizoi këtë detyrë. Sipas informacioneve të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, është lidhur marrëveshje me  operator ekonomik dhe tanimë është duke i dorëzuar dëftesat për të gjitha klasat, ndërsa përfundoi dorëzimi për nxënësit e klasës së katërt dhe të nëntë në arsimin fillor, si dhe për nxënësit nga vitet e fundit të arsimit të mesëm”, potencon MASH.

Sipas MASH-it, pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë.

“Apelojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt pas përfundimit të vitit shkollor, e cila në përputhje me kalendarët për organizimin e punës shkollore zgjat deri më 14 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme deri më 9 qershor”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Të fundit