29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

MASHTROHET 82-VJEÇARJA, IU FOTOGRAFUA KARTELA BANKARE DHE IU MORËN 62 MIJË DENARË!

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale S.S. nga Stenja e Prespës, por që banon në Shkup, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur dhe keqpërdorur kartelën bankare të një 82-vjeçareje nga Shkupi, duke tërhequr 62.000 denarë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Paratë janë tërhequr gjatë periudhës prej 21.08 deri 15.10.2021.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se i denoncuari është kryerësi i veprës penale. Me të është realizuar bisedë zyrtare i cili në tërësi ka pranuar se ka kryer veprën penale. Ai ka fotografuar kartelën e të dëmtuarës dhe të njëjtën në disa raste e ka përdorur në ueb faqe, ku ka shpenzuar 62.000 denarë”; thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të vijojë kallëzim penal përkatës.

Të fundit