Maskat të domosdoshme – deri në maj vërejtje, ndërsa pastaj gjoba për mosmbajtje – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Maskat të domosdoshme – deri në maj vërejtje, ndërsa pastaj gjoba për mosmbajtje

Fillimisht paralajmërim, pastaj dhe gjoba do të marrin ata qytetarë që nuk e respektojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse për hundën dhe gojën, të cilat së bashku me masën për lehtësimin e lëvizjes së kufizuar, filluan të aplikohen nga dje.

Masat e vendosura, siç raportohet nga Ministria e Shëndetësisë, janë kyçe në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët mund të përdorin një maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për shumë përdorime, shall pambuku etj, si pajisje mbrojtëse, të cilat do të lejojnë ndërprerje të bartjes së virusit

Pajisjet mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të mbahet nëse qytetari qëndron në oborrin e një shtëpie familjare, ngas biçikletë ose individualisht bënë sport jashtë, lëviz në vende publike të llojit të hapur dhe ka mundësinë që ta ruajë distancën minimale të lejueshme prej dy metrash, si dhe nëse udhëton në një automjet me persona që jetojnë së bashku. Pajisje mbrojtëse personale nuk duhet të mbahet në situata kur personi mban pajisje speciale mbrojtëse kur kryen detyra pune.

Prej sot hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe në tokë pyjore. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” e shfuqizoi ndalesën për lëvizje në pyje dhe sipërfaqe pyjore me të cilat ekonomizon NP “Pyjet nacionale”, e sjellë më 16 prill 2020.

NP “Pyjet nacionale” do të vazhdojë erdhe më tej ta ndjekë gjendjen me pyjet dhe lëvizjen e qytetarëve. Nëse vlerësohet se sërish janë krijuar kushte për rrezik nga zjarret pyjore, ndalesa do të vendoset sërish.

Me këtë rast MBPEU bën thirrje që qytetarët të sillen me përgjegjësi derisa lëvizin nëpër pyje, të kujdesen për natyrën, të mos hedhin materie djegëse me çka do të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor.

Edhe pas heqjes së masave restriktive, jeta nuk do të jetë siç ka qenë, por do të ketë mënyrë tjetër të organizimit të proceseve jetësore. Masat për kujdes do të mbeten derisa nuk gjendet vaksina për koronavirusin, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Jeta nuk do të jetë e njejtë siç ka qenë. Jo vetëm tek ne, por edhe në mbarë botën. Secili shtet ka specifikat e veta, por, masat universale mbeten, e ato janë respektimi i distancës fizike, mbajtja e maskave, të mos ketë grupime. Në vjeshtë, kur pritet piku i ri, do të kemi organizim tjetër të shumë proceseve jetësore. Do të mbetet mbajtja e maskës. Sipas të gjitha gjasave do të duhet edhe distancë më e madhe e uljes nëpër shkolla, në restorante, në vende të punës, në sallat e mëdha të prodhimit. Nuk do të organizohet njëjtë edhe transporti publik. Do të thotë, gjithkund do të duhet respektohet kjo distancë prej një metër, një metër e gjysmë. Nuk do të ulen njëjtë edhe në aeroplane. Kështu do të jetë deri në paraqitjen e vaksinës dhe në atë mënyrë të përfitohet imuniteti”, deklaroi ministri Filipçe. mb/

Related posts

Maqedonia e Veriut merr kryesimin e CEFTA-s, sot do të prezantohen përparësitë për vitin 2021

Televizioni Koha

Në Hamburg të Gjermanisë arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Televizioni Koha

Punëtorët e NPK Tetovë, tre muaj nuk kanë marë rrogë

Televizioni Koha

Leave a Comment