21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

MATTO me thirrje drejt Qeverisë – të liberalizohet lëvizja e njerëzve afaristë në kuadër të CEFTA-s

Pa mobilitet të njerëzve nuk ka ekonomi, thonë anëtaret e Odës ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO) dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së re të liberalizohet lëvizja e komunitetit afarist në kuadër të CEFTA-s.

Siç thotë kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademovski për MIA-n, në gjysmën e parë të vitit, këmbimi tregtar me vendet-anëtare të CEFTA-s ra për 26 për qind. Interes për investimet turke ekziston, por pa lëvizje të lirë kjo nuk mund të realizohet.

Sipas Odës, edhe BERZH-i bën me dije se ngritja sa më e shpejtë e masave restriktive është në korelacion të drejtpërdrejtë me kthimin në kondicion afarist.

CEFTA, thekson Adamovski, është hapësira e vetme në të cilën qeveritë munden të pavarura të arrijnë marrëveshje dhe njerëzve afaristë t’u mundësojnë lëvizje të lirë në rajon.

“I mbështesim përpjekjet e Qeverisë për ruajtje të shëndetit publik dhe për mirëmbajtje të bizneseve. Por, dëshirojmë edhe të cekim se në gjysmën e parë të vitit këmbimi tregtar me BE-në ra për 26 për qind, me Gjermaninë e cila është partneri ynë i parë tregtar për 31,7 për qind, përderisa me vendet-anëtare të CEFTA-s për 26 për qind, llogaritur në dollarë amerikanë. Evident është recesioni i kushtëzuar me uljen planetare të kërkesës, rënien e prodhimtarisë industriale për shkak të masave mbrojtëse, por edhe për shkak të pengimit të lëvizjes. Vlerësoj se situata me pandeminë është moment i duhur të fillojnë të sillen politika rajonale ekonomike, vendime të përbashkëta, por edhe zbatimi i tyre. jemi dëshmitarë se në gjithçka ka politikë, e madje edhe në rregullimin e regjimit të lëvizjes”, theksoi Ademovski.

Kryetari i MATTO-s përmend se Republika e Turqisë ka treg të hapur dhe aktiv edhe në këto kushte, e këtë e konfirmojnë edhe anëtaret e Odës.

“Turqia në rajonin e CEFTA-s ka investuar drejtpërdrejtë rreth tre miliardë dollarë amerikanë, ndërsa me vlerë të projekteve edhe më shumë që nënkupton rreth 100.000 vende të përhershme të punës. Qasja rajonale investuese e Turqisë drejt vendeve të CEFTA-s kërkon liri të lëvizjes. Interesi për investim ekziston, por duhet të krijojmë kushte, e një prej tyre është liria e lëvizjes. Mbrojtja nga KOVID-19 duhet të reduktohet në përgjegjësi personale. Duhet të fillojmë të luftojmë për vitin afarist 2021 pa marrë parasysh të gjitha paqartësisë dhe druajtjeve. Rifillim i madh do të thotë zhvillim i industrive të gjelbra, zhvillim i shoqërisë informatike dhe inkluzivitet, ndërkaq kjo është e mundur vetëm me dialog privat – publik. Kjo duhet të jetë udhërrëfyes për më tutje”, thekon Ademovski.

Porosia e tij është se me vullnet politik të liderëve rajonal, në interes të ekonomisë dhe sektorit privat, lehtësimi i lëvizjes së njerëzve afaristë në CEFTA do të ndihmojë të ripërtërihen marrëdhëniet afariste.

MATTO e përshëndet formimin sa më parë të qeverisë së re. Posaçërisht konsideron se është i mirë propozimi që Fatmir Bytyqi të jetë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike. ab/

Të fundit