20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Matura shtetërore, më 4 dhe 13 qershor/ Disa maturantë kërkojnë të anulohet, por ligji nuk lejon!

4 dhe 13 qershori janë datat kur maturantët duhet t’i nënshtrohet maturës shtetërore. Por një pjesë e nxënësve kërkojnë heqjen e provimit për shkak pandemisë dhe orëve të humbura, e pjesa tjetër janë dakord që provimi të mbahet. Kryetari i Unionit për Shkollat e Mesme, Luka Paviqeviq, tha se një nga kërkesat e tyre në takim me kryeministrin ishte që mos të përfshihet materiali i kohës kur mësimdhënësit ishin në grevë, e pasi janë pranuar kërkesat e tyre është vendosur që matura shtetërore të mbahet. Shton se në kontakt kanë qenë edhe me nxënësit të cilët kërkojnë heqjen e maturës shtetërore, por sipas Unionit kjo do të ishte në dëm të nxënësve.

“Definitivisht ka nxënës të cilët dëshirojnë heqjen e maturës shtetërore, por sipas nesh nëse matura shtetërore hiqet do të dëmtohen nxënësit të cilët dëshirojnë të regjistrohen jashtë vendit, nuk e dimë reagimin e fakulteteve shtetërore dhe është e dëmshme për kualifikimin i cili që nuk është i pranuar ndërkombëtarisht dhe për këtë vlerësojmë se duhet të ketë maturë shtetërore”- deklaroi Luka Paviqeviq, kryetar i Unionit të nxënësve në shkollave e mesme.

Gjorgji Jaçev nga organizata joformale që kërkon që provimet të mos mbahen, thotë se janë rreth 6 mijë nxënës që kanë kërkesë të këtillë. Këtë numër e bazon në grupin të formuar online në një rrjet social. Thotë se ankesa kanë dërguar edhe deri Ministria e Arsimit.

Të fundit