11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Matura shtetërore në RMV: Nxënësit deri më 5 mars t’i paraqesin provimet që do t’i kalojnë

Në vend të tre provimeve eksterne dhe një intern, nxënësit e shkollave të mesme në vitin e fundit do të japin dy provime eksterne dhe dy interne dhe detyrë projektuese të maturës shtetërore, ndërkaq në pajtim me marrëveshjen e arritur me Qeverinë, më së voni deri më 5 mars duhet sërish t’i regjistrojnë provimet që do t’i kalojnë, përkatësisht kanë mundësi t’i ndryshojnë ato që i kanë paraqitur.

Në takim me kryeministrin Zoran Zaev, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme u dakordua të kenë dy në vend të tre provimeve eksterne, me atë që provimi i tretë ekstern hiqet në rang të provimit interne, së bashku me provimin tjetër intern që tashmë e kanë për ta kaluar. Në vend se prej 29 majit, kalimi i matures shtetërore është shtyrë për një javë dhe sesioni i provimeve do të fillojë prej 5 qershorit.

Programet për provimet eksterne do të shkurtohen dhe për atë do të vendosë grupi i punës, i përbërë nga përfaqësuesit e Byrosë për zhvillim të arsimit, nga Unioni dhe nga mësimdhënës të nominuar nga ajo, ndërsa me grupin e punës do të kryesojë një përfaqësues nga Kabineti i kryeministrit. I tërë procesi duhet të përfundojë deri nga mesi i marsit.

Me marrëveshjen e arritur pranohen kërkesat e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme – mësimdhënësit t’i ndajnë materialet për provimet interne dhe bazën e pyetjeve më së voni tre javë para ditës së provimit dhe ato të përmbajnë së paku 60, e më së shumti 100 pyetje. Do të rritet koeficienti tek provimi joadekuat ektern nga 0,5 në 0,9 përkatësisht nga 5 në 9 pikë. Provimi i parë ekstern (Gjuha amtare) duhet të konsiderohen si adekuat nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, ndërsa Qendra shtetërore e provimeve të mundësojë që lëndët Estetikë dhe Filozofi (të cilat deri më tani ishin në listën për provimin e tretë ekstern) të jenë të dytët ekstern për maturantët në shkollat e mesme të artit.

Do të pranohet edhe ndryshimi në mënyrën e marrjes së pikëve për provimet interne, kështu që do të merren parasysh nota nga provimi dhe mesatarja e lëndës si bazë për marrjen e pikëve, përkatësisht njejtë do të marrin pjesë edhe nota edhe mesatarja. Universitetet, ndërkaq, duhet të publikojnë cilët nga Lista e lëndëve mësimore janë adekuate për programet e tyre studimore.

Të fundit