20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbërritën 12 respiratorë në Shkup, donacion i Bashkimit Evropian

Si pjesë e ndihmës së projektuar të Bashkimit Evropian për nevojat urgjente mjekësore, sot në Shkup arritën 12 pajisje për frymëmarrje të asistuar – respiratorë, si dhe pesëmijë maska mbrojtëse „N95“.

Prokurimi është realizuar përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si institucion kompetent për koordinim të ndihmës së huaj në vend.

Respiratorët janë prodhim i Kores së Jugut, dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar më 3 prill, mbetet që përmes UNOPS-it të sigurohen edhe tetë pajisje të tjera të frymëmarrjes, apo gjithsej 20. Në kuadër të ndihmës së Bashkimit Evropian, në vazhdimësi po arrijnë pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse sipas listës së konfirmuar të prioriteteve.

“Këto 12 pajisje do t’i përforcojnë kapacitetet e sistemit të shëndetësor për ballafaqim me epideminë dhe për trajtim përkatës të pacientëve, që është një nga sfidat kryesore në trajtimin e epidemisë. Në këto rrethana komplekse dhe kushte të vështira për prokurimin e këtyre pajisjeve për frymëmarrje, prokurimi dhe sjellja e këtyre pajisjeve është një sukses i madh “, theksoi zv/kryeministri Bujar Osmani. Ai shprehu mirënjohje të veçantë përfaqësuesve të BE-së në vend dhe administratës përgjegjëse të prokurimit.INA

 

Të fundit