27/06/2022
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbeturina mjekësore të trajtuara në mënyrë joadekuate kanë përfunduar në”Drislla”

Mbeturina të papërpunuara mjekësore pa respektimin e protokollit të paraparë janë trajtuar në deponinë Drislla. Rastin në dhjetor e ka zbuluar Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe e ka informuar Prokurorinë Publike.

Këtë e kumtoi në konferencë për media kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i cili kërkoi nga Prokuroria Publike ta hetojë rastin, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ta hetojë punën e kompanive të cilat kanë licencë.

Mbeturinat, siç sqaron Shilegovi, janë sjellë nga Prilepi dhe Manastiri. sn/

Të fundit