Mbi 183 mijë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mbi 183 mijë të vetregjistruar në regjistrimin e popullsisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika deri tani janë regjistruar 183.836 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 183.836 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot”, thonë nga ESHS.

Përmes aplikacioni regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo shkaqeve tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj.

Procesi i vetëregjistrimit filloi 1 mars, ndërsa prej 1 marsit deri më 15 mars u regjistruan edhe të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut me punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësitë apo përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësitë ushtarake të Armatës së RMV-së jashtë vendit dhe qytetarët që janë të angazhuar në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik apo tjetër, si dhe anëtarët e familjeve/amvisërive të tyre që qëndrojnë jashtë vendit me personat e cekur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në çfarëdo baze qëndrojnë jashtë shtetit, pa marrë parasysh periudhën e tyre të qëndrimit.

Ndryshe, për shkak të pandemisë dhe me marrëveshjen Zaev-Mickoski, regjistrimi i cili pritej të niste më 1 prill u ndërpre dhe pritet të fillojë në shtator të këtij viti/Telegrafi/

Related posts

Universiteti i Tetovës: Me higjienë personale dhe kolektive të minimizohen pasojat nga Kovid-19

Televizioni Koha

Riorganizim për më shumë shtretër spitalorë, aktive 19.035 raste me kovid

Televizioni Koha

Thërritet në Hagë, Thaçi jep dorëheqjen si President i Kosovës

Televizioni Koha

Leave a Comment