20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi 7.000 kompani aplikuan, shfrytëzojnë apo do të shfrytëzojnë ndonjërën nga masat ekonomike

Rreth 7.000 kompani aplikuan, i shfrytëzojnë apo do të shfrytëzojnë ndonjërën nga masat që i prezantoi deri më tani Qeveria.

“Në pakon e parë të masave ishin paralajmëruar lirime nga akontacione të tatimit të fitimit për muajt mars, prill dhe maj për kompanitë e goditura dhe e njejta i referohej për lirim nga akontacione të tatimeve të të ardhurave personale për ushtruesit e pavarur të veprimtarisë.Nëse shikojmë deri më tani, të dhënat e DAP-it thonë se mbi një mijë subjekte, kompani dhe ushtrues të veprimtarisë e shfrytëzuan këtë masë për lirim të akontacioneve, më saktë mbi 680 aplikuan për lirim nga akontacionet nga tatimi i fitimit dhe rreth 380 aplikuan ushtrues të pavarur të veprimtarisë për lirim nga akontacione nga tatimi i tatimit personal”, sqaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo shtoi se nga linjat kreditore pa normë interesi që lansuan, e para tashmë tërësisht është shfrytëzuar dhe me të 631 kompani që punësojnë 5.600 persona morën kredi të miratuara pa normë interesi në shumë prej 4,7 milionë eurove. Për këtë linjë, tha, pati interes me të vërtetët të madh kështu që linja e dytë prej tetë milionë eurove ishte lëshuar më 29 prill dhe për të vetëm më 29 prill tashmë ishin parashtruar 600 aplikacione nga kompanitë.

Për masën për të cilën themi se është më voluminozja, përkatësisht në vlerë prej 100 deri 120 milionë euro, sqaroi ministrja., aplikimet u lëshuan të premten pasdite dhe përfundimisht me ditën e sotme deri nesër janë parashtruar mbi 5.000 aplikime nga kompanitë.

Ajo potencoi se Qeveria po e ndjekë gjendjen dhe nëse ka nevojë për masa shtesë, ato do të ndërmerren.

Ministrja Angellovska theksoi se po bëhet plan për hapje graduale të ekonomisë dhe se në përpunimin e tj janë përfshirë resorët ekonomikë dhe odat ekonomike.

“Janë formuar grupe të punës në bashkëpunim me epidemiologët dhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim që të mund të vendosen rregulla, protokolle në mënyrë që, kur të fillojë ajo fazë, të dinë nën cilat kushte duhet të punojnë në drejtim të adaptimit drejt situatës së re”, tha ministrja e Financave.

Ajo shtoi se tani për tani nuk mund të thuhet se kur do të ndodhë kjo, sepse, siç tha, gjithçka varet nga kriza shëndetësore, nga numri i të sëmurëve të rinj, i të shëruarve. ab/

Të fundit