20/03/2023
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi 80 për qind e amvisërive me qasje në internet, vetëm gjysma kanë blerë online

Interneti në Maqedoninë e Veriut është i shtrirë në 86.6 % e shtëpive, derisa vetëm gjysma e qytetarëve kanë kryer blerje online.

“Në tremujorin e parë të vitit 2022, 86.6% e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Në tremujorin e parë të vitit 2022, nga popullsia e përgjithshme të moshës prej 15 deri 74 vjeç, internet kanë përdorur 88.3%, ndërsa 73.9% e kanë përdorur disa herë gjatë ditës”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kjo paraqet një rritje, duke e marrë parasysh që në vitin 2012 vetëm 58.3 për qind e shtëpive kanë pasur qasje në internet. Enti raportoi që 49.5 përqind e njerëzve kanë porositur mallra ose shërbime nëpërmjet internetit.

Përdoruesit e internetit, më së paku e përdorin për pjesëmarrje në konsultime online ose votim për të përcaktuar çështje qytetare (6%), ndërsa më së shumti për telefonim përmes internetit/video thirrje (96%).

Të fundit