13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbi njëqind kilogramë mariuhanë u gjetën në një objekt lundrues në Liqenin e Ohrit

Mbi njëqind kilogramë mariuhanë është gjetur në një objekt lundrues në bregun e Liqenit të Ohrit, në afërsi të rrugës rajonale Ohër -Strugë te vendi i quajtur “Rampa”.

Stefan Dimoski, zëdhënësi i SPB Ohër sqaroi se droga ishte zbuluar dhe konfiskuar në një aksion të koordinuar të pjesëtarëve të SPB -Ohër me nëpunës të Departamentit për Krim Ndërkufitar të të Huajve dhe Riatdhesim – Qendra Rajonale për Punë Kufitare “Perëndimi” pranë Byrosë për Siguri Publike.

Ngjarja është dokumentuar nga ana e ekipit mbikëqyrës të SPB Ohër, ndërsa pas grumbullimit të dëshmive materiale në koordinim dhe sipas udhëzimeve të PTHP Strugë do të parashtrohet padi penale kundër personave për të cilët policia ka njohuri se janë kryes të veprës. fc/

Të fundit