16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbikqyrja e ndërtimit të korridorit 8 dhe 10, reagon opozita

Nga Lëvizja Besa sot përmes një kumtese kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të ndikojnë në prishjen e marrëveshjes së Qeverisë me “Evro Konsalting” për mbikëqyrje të “Bektel dhe Enka” në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Nga ky subjekt politik thonë se kjo marrëveshje është “ujdi me kapital rus dhe me pronar kriminel sikurse drejtuesit e kësaj Qeverie”.

“Qeveria aktuale LSDM-BDI-ASH pas shumë skandaleve dhe aferave korruptive tash më ka hedhur hapin e radhës drejt një skandali me përmasa të mëdha, edhe atë, duke lejuar që një pronar firme i cili pikërisht për mashtrim disa milionësh ka vendim aktiv për burgim, kurse dyshja Grubi-Kovaçevski sjellin me nënshkrimin e tyre sjellin kompaninë “Evro Konsalting” të mbykëqyr ndërtimet e “Bektel dhe Enka” për korridorin 8 dhe 10D. E që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe, para mediave përveç shefave të tyre Grubit e Kovaçevskit, në mbrojtje të kësaj firme dhe pronarit kontrovers të saj, e me dosje kriminale, Branisllav Dimitrieviq, ka dalur edhe Ministri i transportit Boçvarski, por edhe Ejup Rustemi i rrugëve të Maqedonisë, i cili iu shmanget pyetjeve të gazetarëve për dosjen kriminale të Dimtrieviqit, dhe duke u shprehur publikisht se kjo nuk ka rëndësi, por rëndësi ka që korridori në fjalë të bëhet sa më shpejtë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa.

Nga VMRO-DPMNE, reaguan para kompanisë Elektra Solushën,  ku sipas partisë maqedonase opozitare kjo kompani e cila do të kryejë mbikëqyrje të korridorit 8 dhe 10 D, e cila ka prodhuar veshje të brendshme.Sipas VMRO-DPMNE-së, kompania për prodhim të teskstilit, tash do të bëjë mbikëqyrjen e projektit më të shtrenjtë ndërtues në shtet.

“Qytetarët mund të shohin se bëhet fjalë për repartee tekstile.Dhe kështu, kompania Elektra Solushën, me përvojë në prodhimin e veshjeve të brendshme, që siç thonë vet ata, kjo kompani është kontaktuar nga shumë kompani të huaja për pjesëmarrje në një tender të përbashkët që kushton 22 milion euro për mbikqyrje.Vallë, prokuoria publike dhe antikorrupsioni besojnë në përallat se kompani të huaja për mbikqyrje do të kërkojnë një kompani për veshje të brendshme që të jetë partner në këtë projekt” thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Shuma më e madhe nga 22.3 milion eurot e parapara për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D do t’i shkojë kompanive “Elektra Sollushëns” dhe “Evrokonsallting” edhe pse udhëheqëse e grupit të kompanive është firma italiane “IRD Inxhiniering”.Nga dëshmohen edhe pagesat marramendëse. Si për shembull 27 mijë euro në muaj për drejtorin e projektit Paolo Arsini, ose 1.3 milion euro paga e përgjithshme për angazhimin e tij gjatë gjithë projektit. 20 mijë euro në muaj për inxhinierët kryesorë, 8-9 mijë euro për inxhinierët mbikëqyrës dhe mbi 5500 euro në muaj për gjeodetët.TV KOHA

Të fundit