20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbledhje komemorative kushtuar Milaim Fejziut

Është përkujtuar me një mbledhje komemorative në komunën e Tetovës, Milaim Fejziu, njëri prej themeluesve të Universitetit të Tetovës dhe ish kryetar i senatit të këtij universiteti.Në mbledhjen komemorative, morrën pjesë familjarët e të ndjerit Milaim Fejziu,kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, veprimtarë dhe shumë mysafirë të tjerë. Fatmir Fejziu, djali I Milaim Fejziut, falënderoi komunën e Tetovës që nuk e harroi kontributin e prindit të tij.

Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës vlerësoi punën e Milaim Fejziut, në etapa të ndryshme për zhvillimet e çështjes kombëtare.

Ndërkaq, për veprën e Milaim Fejziut, folën edhe Zeqir Kadriu, Fatmir Limani dhe Shpend Bajrami nga Lidhja Shqiptare në Botë.

Milaim Fejziu lindi në vitin 1946 në fshatin Vrutok të Gostivarit, ndërsa ndërroi jetë më 27 shkurt të këtij viti.

 

Të fundit