20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mblidhen nënshkrime për referendum! Qytetarët të prononcohen për digjitalizimin e librave

Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë” që sot deri të enjten në sektorët rajonal të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup dhe Manastir do të grumbullojë nënshkrime që të iniciohet referendum që qytetarët të prononcohen për Projektligjin për tekste shkollore dhe materiale mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, pasi në Kuvend javën e kaluar nuk u pranua nisma e tyre pasi nënshkrimet nuk janë grumbulluar në pajtim me Ligjin për referendum.

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe Komisioni Ligjdhënës juridik të mërkurën konstatuan se nisma e tyre është jo e rregullt pasi nuk është shtruar në formën e paraparë me nenet 66 dhe 70 të Ligjit për referendum gjegjësisht nënshkrimet nuk janë grumbulluar para institucionit të autorizuar ku në orarin e punës duhet të nënshkruhen dhe duhet vulë nga institucioni.

Iniciatorët të cilët veprojnë të bashkuar në grupin në Fejsbuk kumtuan se kanë shtruar kërkesë në KSHZ për hapjen e organeve zgjedhore për grumbullimin e 100 nënshkrimeve të para nga qytetarët të nevojshme që të formohet propozimi për inicimin e referendumit në nivel shtetëror, që do ta shtrojnë sërish në Kuvend. Në pajtim me interpretimin autentik të Ligjit, nënshkrimet e qytetarëve jepen në formular para organit të administratës gjegjësisht repartet rajonale të KSHZ-së, kompetentë për evidencën e të drejtës zgjedhore, në orar pune.

“Për këtë qëllim, të hapura për grumbullimin e nënshkrimin do të jenë Sektori rajonal Qendër (për komunat Qendër dhe Aerodrom) dhe Sektori rajonal Manastir (për komunat Manastir, Novac dhe Mogilla) në ditët, 25, 26 dhe 27 maj nga ora 8.30 deri në orën 16.30”, informojnë nga Nisma qytetare.

Kur ta shtrojnë propozimin për inicimin e referendumit në Kuvend, komisionet kompetente në afat prej dy ditësh duhet të sjellin vendim për rregullshmërinë. Nëse është shtruar në mënyrë të rregullt, procedura vazhdon më tej – dy komisionet i dërgojnë raport kryetarit të Kuvendit. Që të propozohet referendumi, nevojiten njëqind nënshkrime të qytetarëve ndërsa më pas nisma duhet të konfirmohet me 10.000 nënshkrime pas çka organet kompetente duhet të shpallin referendum në nivel shtetëror.

Nisma qytetare “Tekste shkollore dhe mësim duhet të ketë” kërkon të ndërpritet procedura për ligjin e ri për tekste shkollore pasi nuk pajtohet me përjashtimin e plotë të teksteve të shtypura, si edhe me reformat e tjera të paralajmëruara në arsim.

Të fundit