25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mblidhet koalicioni qeveritar, para opinionit do të publikohet propozimi ri francez

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se sot në ora 11:00 do të mblidhet koalicioni qeveritar. Kovaçevski kërkon nga të gjitha palët të përmbahen nga spekulimet e ndryshme për propozimin francez për heqjen e vetos bullgare me qëllim marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në, ndërsa thotë se i njëjti do të publikohet në mënyrë integrale në web-faqen e Qeverisë.

“Siç premtova, ne po hapim një proces konsultimi të gjerë. Sot në orën 11:00 në Qeveri do të mbahet mbledhja e liderëve të partive nga koalicioni qeveritar, ku do të shqyrtohet propozimi i presidencës franceze. Menjëherë pas mbledhjes, propozimin do ta publikojmë në formë integrale në faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, krahas takimit me koalicionin qeveritar, do të mbahen edhe konsultime dhe biseda me publikun ekspertët, si dhe me mediat”, ka shkruar Kovaçevski.

Ai bëri të ditur se ashtu siç edhe ka premtuar, i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa publiku i gjerë do të njoftohet me të gjitha hapat e ardhshëm në detaje.

 

Në fund Kovaçevski, kërkoi konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjitha palët, për të sjellë vendim të menduar mirë në interes të të gjithë qytetarëve.

Të fundit