28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbrëm protestë para selisë së EVN-së në Gostivar

Një grup banorësh nga Gostivari sonte zhvilluan protestë përpara Qendrës Energjetike të Konsumatorëve të EVN Maqedoni në Gostivar.

Në tubim, ata shprehen pakënaqësi nga vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 për qind. Mbledhja para selisë së EVN Gostivar u organizua nga grupi i tifozëve “Kastrioti”.

Qëllimi i protestës është të theksohen kërkesat: të tërhiqet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, të ulet çmimi deri në 20 për qind, të shfuqizohet monopoli i shërbimeve të EVN-së, të shpërndahet Komisioni Rregullator i Energjisë dhe të krijohet një tribunal i pavarur i arbitrazhit në shërbim të qytetarëve që do ta kontrollojë cilësinë e shërbimeve në fushën e energjisë.

Në fjalimin përfaqësuesi i grupit të tifozëve “Kastrioti” para qytetarëve të mbledhur i dënoi dëmtimet e automjeteve të EVN-së dhe theksoi:

“Kastrioti” si një grup tifozësh e filloi vetë këtë iniciativë, por tani ne kemi nevojë së bashku me qytetarët e Gostivarit të formojmë Këshill organizues që do të merret me problemet lokale që lidhen me energjinë elektrike. Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është organizimi i protestave në të ardhmen. Një incident ndodhi mbrëmë në Tetovë dhe u dogjën dy automjete të EVN-së. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që dhuna nuk është zgjidhje, por masiviteti i protestave. Na vjen keq për dëmtimin e të dy automjeteve të EVN-së. Ne solidarizohemi me qytetarët, energjia elektrike e të cilëve u bë më e shtrenjtë gjatë pandemisë.

Në protestë ishin edhe deputeti Halil Snopçe, kryetari Arben Taravari dhe persona të tjerë nga jeta publike e Gostivarit. Ata thanë se e mbështesin protestën ashtu si edhe të mëparshmen. Ata vlerësuan se rritja e çmimit është paradoksale, veçanërisht, siç tha Snopçe, në një kohë krize.

Protesta, e cila zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta, kaloi pa incidente dhe nën mbikëqyrjen e nëpunësve policorë, me respektimin e distancës dhe mbajtjen e maskave. Javën e kaluar në rrugët e Gostivarit kishte marsh protestuar si pjesë e protestave në Tetovë, Çair të Shkupit, Kumanovë dhe Dibër. ls/shk/

Të fundit