23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbrëmë Tetova përjetoi një spektakël të vërtetë, në qendrën për kulturë u mbajtë edicioni i 25 i festivalit të këngës për fëmijë “Bletëzat 2019”.

Fituese e  këtij edicioni ishte këngëtarja 6 vjeçare nga Tetova Tuana Bushi, me këngën e saj “Kukulla”, me tekst të Avni Qahilit dhe orekstrim të Sasho Pashos.

Në këtë festival, performuan 17 fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare, me këngë nga autorë të ndryshëm.

Festivalin Bletëzat 2019, këtë vit e mbështetën Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së veriut, Komuna e Tetovës, komuna e Tearcës, komuna e Zhelinës, One Hospital, Ndërmarrja Ndërtimtore Ceo Kom, Jehona Events Agency, dhe qendra për Kulturë në Tetovë.

Në festival pas tërheqjes së jurisë në skenë performuan edhe  fëmijët e Qendrës parashkollore “Rea” ,grupi I baletit” Menada” ,fëmijët e qendrës “Fluent” dhe me këngët e tyre më të reja u prezentuan këngëtarët e vegjël Buna Sherifi nga Tetova dhe Erion Balanca nga Dibra.

Edicioni i 25 i festivalit të këngës për fëmijë Bletëzat 2019, tregoi edhe njëherë se jo vetëm Tetova, por të gjitha qytetet kanë nevojë për të organizuara festivale serioze, me mbështetje institucionale, sepse të grumbullosh në një sallë mbi 1000 shikues dhe pjesëmarrës, është një sukses i madh, një arritje e madhe, që duhet kultivuar edhe në të./TV KOHA/

Të fundit