Mbyllen klubet e natës në Shqipëri, ndalohet muzika pas orës 20:00 - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Mbyllen klubet e natës në Shqipëri, ndalohet muzika pas orës 20:00

Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, “lounge bar” dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre. Njoftimi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se prioritet për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

“Kjo situatë që po kalojmë, kërkon zbatim rigoroz të protokollit të sigurisë. Vihet re në javët e fundit rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe përdorimit të maskave, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për klubet e natës. Kemi konstatuar që në këtë periudhë ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet totalisht zbatimi i masave për parandalimin e infeksionit, duke i shndërruar në vatra potenciale të infeksionit. Të rinjtë bëhen kështu bartës të virusit në dëm të më të moshuarve. Nga sot, qeveria i thotë stop kësaj sfide që i bëhet rregullave të vendosura për të parandaluar pandeminë. Prioriteti ynë numër 1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Sot vihet në zbatim akti normativ për ndalimin e hapjes së klubeve të natës, diskove, “lounge bar” dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur. Mosrespektimi i këtij vendimi shoqërohet me gjobë prej 3 milionë lekësh dhe në rast përsëritjeje, me mbyllje e aktivitetit për një vit”, tha Manastirliu

“Gjithashtu, ndalohet muzika pas orës 20:00 në shërbimet e çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë 1 milion lekë dhe në rast përsëritjeje me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj”, shtoi Manastirliu.

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të shifrave të të infektuarve nga COVID-19. Aktualisht 123 pacientë janë duke u trajtuar në dy spitalet COVID, dhe 112 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Pas periudhës prej rreth 2 muajsh nën masa kufizimi të aktiviteteve, qeveria lejoi rihapjen e bareve, lokaleve dhe klubeve të natës vetëm për mjedise të hapura.

Related posts

Një 14-vjeçare nga Labunishta e Strugës ndërroi jetë gjatë rrugës për në Shkup, do të testohet për Covid-19

Televizioni Koha

Spasovski: Zgjedhje do të ketë, çështja është se kur, vendimi për datën determinohet nga kriza shëndetësore

Televizioni Koha

Mot me diell dhe me erë, prej sonte shi

Televizioni Koha

Leave a Comment