25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mbyllen kovid qendrat në disa klinika

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve me Kovid-19, janë mbyllur kovid qendrat në disa klinika në Shkup dhe një pjesë të kapaciteteve për pacientë me kovid në qytete të tjera, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë mbyllur kovid qendrat në klinikat për kardiologji, për ORL, për sëmundje të syve dhe Instituti për terapi fizikale.

Nga fillimi i kësaj jave, Klinikat për urologji dhe kirurgji plastike, të cilat tashmë kanë filluar me një program të rregullt kirurgjik, janë pa pacientë. Qendra e Klinikës së traumatologjisë në TOARILUC do të mbyllet të Premten, dhe nga e hëna Klinika ortopedike dhe klinika e traumatologjisë do të fillojnë me një program të rregullt kirurgjik, qëndron në kumtesë.

Të fundit