Mbyllet Kuvendi i Shqipërisë, anulohen seanca – Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Mbyllet Kuvendi i Shqipërisë, anulohen seanca

“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seance plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës.” ky ka qenë njoftimi i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ndër të tjera Taulant Balla ka bërë thirrje për të gjithë që të bëjnë kujdes. Ndërsa njofton se masat e e rrepta duhet të zbatohen për të mirë të të gjithëve.
“Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po! Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh” vijon më pas Balla.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është anuluar Komisioni i Ligjeve dhe i Medias. Po kështu Partia Socialiste ka anuluar të gjitha takimet e partisë.

Related posts

Për një muaj janë ngritur 64 padi penale për mosrespektim të masave, por edhe zvogëlim të krimit në rajonin e Tetovës

Televizioni Koha

MSH me vendim të ri për ata që vijnë nga jashtë, nuk do të qëndrojnë më 14 ditë në karantinë

Televizioni Koha

Osmani: Fillimi i negociatave këtë vit fokusin e plotë do ta vendosë në integrimet evropiane

Televizioni Koha

Leave a Comment