Mbyllet përkohësisht shërbimi epidemiologjik në Gostivar – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Mbyllet përkohësisht shërbimi epidemiologjik në Gostivar

Shërbimi epidemiologjik dhe mikrobiologjik në Qendrën rajonale për Shëndet Publik në Gostivar janë mbyllur që prej mbrëmjes së djeshme.

Qendra është mbyllur përkohësisht pasi një punonjës gjatë ditës së djeshme ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Të gjithë të punësuarit janë vendosur në izolim shtëpiak.

Të gjithë të punësuarve iu është marrë material për testim ndaj Covid-19. Masat e mëtejshme dhe vendimet e autoriteteve shëndetësore varen nga rezultati i testeve.

Epidemiologët në Gostivar ditëve të fundit kanë realizuar mbi 50 teste dhe kanë kryer anketime epidemiologjike. Këto ditë pritet të hapet edhe një pikë për realizimin e testeve.Telegrafi

Related posts

RMV, po rritet numri i pagesave me kartela në arka dhe pagesa digjitale, si dhe përmes shërbimeve bankare elektronike

Televizioni Koha

Gjermanët të interesuar të riinvestojnë në Maqedoni të Veriut

Televizioni Koha

Rritje e lehtë të rasteve me koronavirus, kompetentët qetësojnë – tani për tani po përballemi me gjendjen

Televizioni Koha

Leave a Comment