19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më 30 mars flamuri i Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s

Maqedonia e Veriut prej dje edhe zyrtarisht anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike, pasi në rrethana të jashtëzakonshme, në kushte kur bota po përballet me pandeminë e Kovid-19, në Uashington kryerësja e detyrës ambasadore e vendit në SHBA, Vilma Petkovska ia dorëzoi ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi ambasadorit Filip Riker, dokumentin origjinal të ratifikimit nga Protokolli aderues për anëtarësim.

Me zyrtarizimin e anëtarësimit Maqedonia e Veriut e realizoi qëllimin strategjik, të përcaktuar me konsensus në vitin 1993.

Parlamenti në vitin 1993 miratoi rezolutë për anëtarësim, në vitin 1995 Maqedonia i bashkua ndaj programit Partneritet për Paqe, Zyra e NATO-s u hap në vitin 1997, kandidat u bëmë në vitin 1999, ndërsa më afër NATO-s ishim në vitin 2008 në Samitin në Bukuresht, por Aleanca atëherë konstatoi se vendi teknikisht është i gatshëm të hyjë, por hyrja u pengua për shkak të vetës greke për shkak të kontestit të pazgjidhur për emrin.

Pas pothuajse tre dekada kontesti u tejkalua dera për në NATO u hap dhe për më shumë se një vit, pas nënshkrimit të Protokollit më 6 shkurt të vitit 2019, Maqedonia e Veriut dje edhe zyrtarisht u bë anëtarja e aleancës më të madhe ushtarako-politike.

Urime mbërritën nga liderët vendorë, nga liderët e SHBA-së dhe NATO-s, ndërsa dita e djeshme ishte shënuar si historike.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg na dëshiroi mirëseardhje përmes profilit të tij në Tuiter.

“Mirëserdhët në NATO Maqedonia e Veriut! Rruga ishte e gjatë, por përpjekjet dhanë fryte. Procesi formal i inkuadrimit ka përfunduar, na vjen mirë që vendi i 30-të anëtarë i Aleancës është me”, publikoi në profilin e tij në Tuiter Stoltenberg.

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo përmes në kumtese porositi se anëtarësimi në NATO do të vendosë integrim më të mirë, reforma demokratike, siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut gjithashtu konfirmon se dera mbetet e hapur edhe për të gjithë aspiruesit tjerë, të cilët munden dhe duan t’i realizojnë reformat e nevojshme të nevojshme për arritjen e standardeve të larta të NATO-s, si dhe t’i pranojnë përgjegjësitë dhe benificionet nga anëtarësimi”, theksoi ai.

Ndërsa NATO i dëshiroi mirëseardhje anëtares së 30-të, ne mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive sipas nenit 5, gur themel i aleancës transatlantike, thuhet në kumtesën e sotme të Departamentit të shtetit amerikan.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, në Tuiter uroi anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut.

“Urime për Maqedoninë e Veriut për inkuadrimin në NATO, hap i merituar. Tani me padurim presim bashkëpunim të afërt me Maqedoninë e Veriut gjatë negociatave për inkuadrim në BE, pasi vendet anëtare dhanë dritë të gjelbër këtë javë për fillimin e tyre. Ardhmëria e saj është në BE”, ka shkruar fon der Lajen.

Ceremonia e deponomit të instrumentit në Ministrinë e Punëve të Jashtme e ndoqën shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ambasadorja amerikane Kejt Bërnz, ndërsa shefi i diplomacisë si moment moment historik i cili u takon të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe të plejadës së politikanëve dhe vizionarëve, të cilët me mund të madh gjatë tre dekadave të fundit punuan për t’u realizuar ideja për atdhe më të sigurt dhe më prosperues e shënoi zyrtarizimin e anëtarësimit.

Dimitrov deklaroi se me këtë përfunduan 27 vite të rrugës sonë drejt anëtarësimit të barabartë në NATO, që filloi në vitin 1993.

“Anëtarësimi i vendit tonë në NATO po ndodhë në rrethana të jashtëzakonshme kur bota dhe njerëzimi po përballen me sfidën ndoshta më të madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të këtyre situatave, akti i shënimit të ngjarjes së sotme është modest, por kjo në asnjë mënyrë nuk e pakëson rëndësinë historike të këtij suksesi”, shtoi Dimitrov.

Bërnz nga ana e vet tha se këto janë momente historike për vendin, sepse u bë anëtare e NATO-s dhe mori vendim për fillim të negociatave me BE-në.

“Jam shumë e lumtur që në emër të SHBA-së mund t’Ju dëshiroj mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Bërns, duke shprehur me atë rast edhe mirënjohje për vendin, për sukseset e arritura dhe duke cekur se SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetjen e vendit tonë.

Presidenti Stevo Pendarovski në video-deklaratën e sotme lidhur me anëtarësimin formal të vendit në Aleancën e NATO-s, theksoi se bëhet fjalë për suksese historike të cilat pas tre dekadave pavarësi, përfundimisht e konfirmojnë sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe e garantojnë të ardhmen tonë.

“Në këto ditë të sprovës kur jemi të kthyer drejt më të afërmëve tanë, shteti ynë bëri hap kyç drejt realizimit të qëllimit strategjik për hyrje në Bashkimin Evropian. Liderët e vendeve-anëtare konfirmuan se duhet t’i fillojmë negociatat me Unionin. Komisioni evropian do t’i qaset definimit të kornizës negociuese, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë brenda një kohe sa më të afërt. Këtë moment e pritëm mbi 15 vite. Vendimi është i qartë dhe kushte shtesë. Ai është vërtetim për zbatimin e reformave të domosdoshme, por edhe për kompromiset më të rëndësishme që i bëmë në frymën e vlerave evropiane”, potencoi presidenti.

Ai theksoi se në periudhën në vijim na pret punë e mundimshme. “Do të duhet të bëjmë transformim të thellë të shoqërisë sonë dhe t’i arrijmë standardet e nevojshme për anëtarësim. Që këtej, pas tejkalimit të krizës me epideminë, pres që faktorët kompetentë politik t’i kahëzojnë të gjitha kapacitetet drejt realizimit sa më të shpejtë të qëllimit përfundimtar”, tha Pendarovski.

Ai i uroi të gjithë të cilët gjatë viteve të kaluara punuan për të ardhmen evropiane të vendit. “Disa gjeneratave të politikanëve, profesionistëve në administratë, sektorit qytetar për debatet publike për çështje të rëndësishme dhe monitorimit të vazhdueshëm të punës së institucioneve, por, para së gjithash, qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme të lartë për anëtarësimin tonë në Bashkimin evropian”, u falënderua Pendarovskit.

Kryeministri Oliver Spasovski, pas deponimit të instrumentit për ratifikimin në profilin e tij në Fesjvuk ka shkruar se 27 marsi do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë.

“E realizuam qëllimin e parë nga të dyja strategjitë, publikoi në Fejsbukun e tij kryeminiitri Oliver Spasovski, pas deponimit të instrumentit për ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike.Sot në Uashington e deponuam instrumentin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është anëtarja e re e 30-të e NATO-s”, publikoi dje Spasovski.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska me video mesazh zheksoi se vendi ka hyrë nën ombrellën e sigurisë kolektive që mbron miliarda njerëz në mbarë botën.

“Ditën sotme e kemi pritur për gati 30 vjet. Ne e pritëm atë, shpresuam, punuam dhe sakrifikuam. Disa herë kemi menduar se ky synim do të mbetej i paarritshëm. Megjithatë, treguam se kur dëshiron, mundesh edhe të pamundurën ta bësh të arritshme. Megjithatë, treguam se kur dëshiron, mundesh edhe të pamundurën ta bësh të arritshme”, porositi dje Shekerinska dhe shtoi se është rikthyer, dhe se shteti ka treguar kujdes të përkushtuar për trupat tanë që tani janë Armatë e NATO-s.

Ceremonia e ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut para selisë së NATO-s do të mbahet më 30 mars të këtij viti në prani të Jens Stoltenbergut, kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s marshallit të aviacionit Stjuart Piç dhe Zoran Todorovit nga delegacioni i vendit tonë në NATO. Flamuri i Maqedonisë së Veriut njëkohësisht do të ngrihet edhe selisë së Komandës së Përbashkët në Mons, Belgjikë dhe Komandën Aleata në Norffolk në SHBA.

Dimitrovi, duke paralajmëruar se se të hënën do të mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit të RMV-së para selisë së NATO-s në Bruksel dhe në Komandën e forcave aleate në shtetin federal amerikan Virxhinia, pas çka më 2 prill do të jetë përfaqësuesi i parë i shtetit tonë në një takim ministror të NATO-s, që do të mbahet përmes lidhjes video konferenciale.

Protokolli për aderim në NATO për nëntë muaj e ratifikuan 28 nga gjithsej 29 anëtare, ndërsa ratifikimi në Parlamentin spanjoll u shty për shkak të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Kuvendi i Republikë së Maqedonisë së veriut më 11 shkurt me 114 vota “për” e miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Ligji u miratua me veprim të shtyrë dhe pritej ratifikimi në Spanjë.

Të fundit