29/06/2022
29.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me 62 vota “pro” Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Kuvendit

Me 62 vota “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur deputeti Talat Xhaferi sot pasdite është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Xhaferi i cili mori mandat të ri katërvjeçar si spiker i dhomës ligjvënëse tashmë e dha edhe deklaratën solemne me të cilën shkeli menjëherë në funksion.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët votuan kundër, pas votimit e braktisën sallën e Kuvendit. Edhe partia E Majta, siç u prononcuan në debat, votuan kundër propozimit ndërsa deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës siç paralajmëruan nuk morën pjesë në votim.

Në pjesën e pasdites së vazhdimit të seancës konstituive kuvendore para votimit, vazhduan akuzat e ndërsjella midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe përkujtimet se kush çfarë ka thënë gjatë zgjedhjeve, ndërsa se si po veprohet tani dhe si kanë punuar viteve të kaluara.

Të fundit