24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me dëshmitarë të mbrojtjes vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

Me dëshmitarë të rinj të mbrojtjes së Bojan Jovanovskit- Boki 13 sot në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin “Reket”.

Në seancën e djeshme kanë dëshmuar stilisti Sergej Varoshlija, pronarja e optikës Marija Jankovska dhe pronari i galerisë Aleks Kërtov për atë se ku dhe si njihen me të akuzuarin dhe stilin e tij të jetës.

Gjykimi për rastin “Reket” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.

Në seancën e djeshme duhej të dëgjoheshin edhe tre dëshmitarë, por Vlladimir Todoroviq, Dejan Pandeleski dhe Jovle Remenski u tërhoqën nga mbrojtja, ndërsa dëshmitarja Lidia Janevska parashtroi dokumentacion mjekësor se është nën stres dhe nuk mund të dëshmojë.

I akuzuari i parë Jovanovski akuzohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese” dhe për “pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Në seancën e parë për “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec pranoi fajin për veprën “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”, me ç’rast u dënua me tre vite burg.MIA. fab/

Të fundit