29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me hapjen e arive të zgjedhura hapet edicioni i 60-të jubilar i “Verës së Ohrit”

Ohri prej mbrëmë e deri më 30 gusht i jeton 28 ditët e saj të emocioneve që i sjell festivali “Vera e Ohrit”. Me ari të njohura në performancën e artistëve Marija Jeliq, Dario Di Vietri, Ivan Tomashev dhe Amanda Stojoviq, në piano në shoqërim të maestros Milevoe Veliq, mbrëmë në Teatrin antik u hap jubilari i 60-të sivjetmë të manifestimit muzikoro-skenik më të madh dhe të renomuar.

Koncerti i sivjetmë i kushtohet divës së paharruar operistike Ana Lipsha – Tofoviq, e cila festivalit i gdhend dashuri, por edhe përjetësi. Pikërisht me koncertin e saj të mbajtur në ditën e sotme në vitin 1961.

Përball numrit të reduktuar të mysafirëve për shkak të pandemisë Kovid-19, Festivali për të hapur e shpalli organizatori i manifestimit, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i cili uroi për ekzistimin gjashtëdekadësh në të cilin, siç theksoi “artistë të lartë vendas, evropian dhe botëror na nderuan me përsosmërinë e tyre këtu në Ohër”.

Pendarovski theksoi se organizimi i “Verës së Ohrit” në kushte të Kovi-19 nuk është aspak i lehtë, por absolutisht është i domosdoshëm, sepse tashmë 60 vjet manifestimi është një model i arritjeve të larta estetike të nivelit ndërkombëtar.

“Në të njëjtën kohë, ky është një festival i individëve krijues që ngrihen kundrejt tendencave destruktive. Kuptohet, se nga ndërhyrjet e tilla të shoqatave artistike dhe politikës mund të mësojë për atë si krijohen bërthamat e lira, të hapura, emancipuese, dinamike që konfirmojnë bukurinë e diversitetit. Nevojitet të ruhet niveli dhe cilësia që sjell ‘Vera e Ohrit’. “Aq sa kultura na nevojitet në kohëra paqeje, edhe më shumë na nevojitet në kohë krize,” theksoi shefi i shtetit.

Para publikut fjalim pati edhe ministri i Kulturës në largim Hysni Ismaili, i cili shprehu kënaqësi që festivali është më i vjetër se pjesa më e madhe e audiencës sonte në Teatrin antik.

“Festivali ‘Vera e Ohrit’ nuk matet tashmë me vite të edicioneve të tij, por matet me sukseset artistike që i sjell çdo vit…Unë thellësisht jam i bindur se askush më shumë nuk mundet që mos ta pranojë prestigjin e festivalit që sot është më shumë sesa pritjet e vetë themeluesve para 60 viteve, pse jo më shumë se ëndrrat e tyre për një festival që do të jetë emblemë artistike e Maqedonisë së Veriut në arenën artistike botërore”, tha Ismaili, duke theksuar se festivali nuk pati sukses vetëm për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të shtetit, por mbi të gjitha sepse u rrit nga entuziazmi dhe dashuria e shumë njerëzve të cilët ndoshta sonte mund të mos jenë mes nesh, por me përkushtimin e tyre kanë mundësuar që festivali të ekzistojë tashmë gjysmë shekulli dhe të krijojë artistë që do t’i dëshironte çdo skenë botërore.

“Vera e Ohrit” është pjesë e familjes së Asociacionit Evropian të Festivaleve që nga viti 1994, kur edhe zyrtarisht hapëroi drejt realizimit të misionit – Evropa kulturore me vlerat të larta kulturore të përbashkëta. ar/

Të fundit