19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me këtë ritëm të vaksinimit, Maqedonisë i duhen 10 vite për të fituar imunizim

Në një analizë të Bloomberg, sa i përket imunizimit me vaksina, sipas asaj që thonë, Maqedonisë do t’i duheshin 10 vite për të fituar imunitet kolektiv, përcjellë Zhurnal.

Në Maqedoni sipas të dhënave, mesatarisht në ditë jepen nga 651 doza të vaksinave në ditë. Me këtë ritëm, nevojiten edhe 10 vite që të imunizohet 75% e popullatës, shkruan Bloomberg.

Për dallim prej nesh, në Shqipërinë fqinje nevojiten vetëm edhe 9 muaj që të imunizohet 75% e popullatës.

Në Bullgari me 9215 doza në ditë, do të fitohet imunizim për pothuajse tre vite nga tani.

Në Serbi në ditë vaksinohen nga 62857 qytetarë, që do të thotë se 75% e popullatës do të vaksinoheshte për vetëm katër muaj.//Zhurnal.mk

Të fundit