11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Më mirë për Tetovën”, refuzohet nga Regjistri Qendror

Regjistri Qendror ka refuzuar që të regjistroj si organizatë jo qeveritare ish grupin e këshilltarëve të pavarur “Më mirë për Tetovën”. Arsyeja, sipas përfaqësueses së grupit Elmedina Abdullahu, është aplikimi i plotësuar në gjuhën shqipe. Sipas Abdullahut, nga regjistri qendror janë arsyetuar se regjistrimi me dokumentacion të parashtruar në gjuhën shqipe nuk mund të kryhet, shkaku i një defekti që ka programi. Por edhe përkundër këtij vendimi të Regjistrit Qendror, Abdullahu thotë se nuk do të heqin dorë nga e drejta e garantuar me Ligj. Kërkuam sqarim edhe nga drejtuesi i Regjistrit Qendror, nga ku thanë se përgjigje do të marrim pas festave.

“Komplet aplikacionin e bëmë në gjuhën shqipe, siç na mundëson ligji, por pas një periudhe të gjatë më në fund morën një përgjigje jo shumë të qartë, që nuk mund të regjistrohet shoqata në gjuhën shqipe, shkaku se nuk punon sistemi me shkronja cirilik, apo në gjuhën shqipe. Pra na duhet ta përkthejmë aplikacionin në gjuhën Maqedonase. Përgjigjen e morëm nga Regjistri Qendror se në periudhë kohore prej 30 ditësh, aplikimin duhet ta përkthejmë në gjuhën maqedonase. Ne paguajmë tatime dhe ne nuk kemi nevojë të bëjmë harxhime shtesë për ta përkthyer materialin. Nëse sistemi nuk iu funksionon atyre, ata duhet ta rregullojnë këtë, sepse shumë vite sistemi po funksionon dhe shumë para po harxhon për gjuhën shqipe në shpinë të tatimeve tona”, deklaroi Elmedina Abdullahu, “Më mirë për Tetovën”.

Të fundit