29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më mirë vonë se kurë: me mbjelljen e fidaneve të bagremit do ta shpëtojm f.Xhermë nga përmbytjet dhe erozioni

Erozinoet e tokës janë problem I njohur për banorët e fshatit Xhermë  dhe  Pporoj, të cilët disa herë janë ballafaquar me këtë problemi.Ky problem disa herë ka shkaktuar edhe fatkeqësi të mëdha duke bërë që toka të lëvizë ndërsa në këtë ndikim ka patur edhe prerja e pamëshirshme e drunjëve.Poashtu problem është edhe devijimi I rrjedhës së  lumenjëve dhe ka bërë që kjo pjesë e Malit Sharr të ballafaqohet me përmbytje të shpeshta. Ndryshimet klimatike,shpyllëzimet për të krijuar toka bujqësore, apo ndërtimet tjera, prerjet e pakontrolluara të pyjeve, mbikullotja, zjarret apo ndërtimi i rrugëve dhe veprave hidrike apo gërrmimeve të ndryshme janë faktorët kryesorë të këtij fenomeni. E për parandalimin e kësaj si duket janë zgjuar institucionet kompentente, ngase sot zëvendësdrejtori I pyjeve nacionale të Maqedonisë së bashku me kryetaren e komunës së Tetovës dhe funksionarë të tjerë vizituaan vendbanimin ku rreziku është më I theksuar.Ata informuan se janë paraparë mbjellja e më shumë se 30 mijë fidaneve konkretisht dru bagremi të cilët do të shërbejnë si masë parandaluese për këtë fenomen.Zëvendës drejtori I pyjeve nacionale të Maqedonisë së Veriut Berat Dehari theksoise kjo masë nuk është e vetme por është fillimi I një procesi të gjatë për parandalimin e kësaj dukurie.

Ndër të tjerash të njejtën e thonë edhe nga komuna e Tetovës, ndërsa sa I përket vonesës dhe pritjen që të ndodhin dy fatkeqsi që të merren masa funksionarët përdoren thënien më mirë vonë se sa kurrë .

Ministri Hisen Xhemaili përshëndeti aktivitetin e pyjeve të Maqedonisë duke nënvizuar se duhet që të merren masa edhe më serioze për parandalimin e vërshimeve të mundshme , pasi që me këtë fenomen ky vendbanim është përballur disa herë, dhe nuk është vetëm fshati Xhermë por rrezikohet edhe fshati Poroj.

Pavarësisht se më përpara nuk ishte ky fenomen ne këto përmasa, planifikimi per ndërhyrje nepermjet pyllezimeve ishte parësore nga sherbimi pyjorë i atehershëm, kurse kohëve të fundit mbjellja e fidaneve ishte lënë në harresë tërësisht./TV KOHA/

Të fundit