Katër ditë na ndajnë nga fillimi i grevës në arsim të paralajmëruar për më 11 prill, transmeton TV21.
Po çfarë do të ndodh me nxënësit, do të vazhdojnë procesin arsimor në shkolla apo do të qëndrojnë në shtëpi?
Për këtë është përgjigjur kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Thotë se fëmijët nuk do ta ndërprejnë procesin mësimor.
Студент од Македонија измислил еднократен лек за простатитис!
“Kemi ligj të qartë për organizimin e grevës në të gjitha fushat. Shkollat, Ministria e Arsimit dhe komunat, kur bëhet fjalë për arsimin fillor duhet ta organizojnë procesin e punës, sepse fëmijët duhet të kenë arsimim veçanërisht pasi dolëm nga periudha e pandemisë prej dy vjetësh, ku fëmijët qëndronin në shtëpi. Unë e di se askush nuk e pati të lehtë, megjithatë unë shpresoj se gjatë periudhës që vijon do të gjejmë zgjidhje dhe se fëmijët fillimisht do të qëndrojnë në shkolla, se duhet të vazhdojë mësimi, kurse me Sindikatën do të gjendet zgjidhje, pasi si me grevë, si pa grevë, në fund duhet të ketë dialog social, i cili dialog social do të përfundojë me marrëveshje mes Sindikatës dhe Qeverisë”, tha Kovaçevski, transmeton TV21.