29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me prezantimin e provave materiale vazhdon gjykimi për rastin “TNT”

Në Gjykatën Penale- Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “TNT” me prezantimin e provave materiale të prokurorisë, më parë të selektuara nga prokurori, ndërsa me kërkesë të mbrojtjes.

Kjo mënyrë e prezantimit, informojnë nga Gjykata Penale është me qëllim të aspektit ekonomik të procedurës, me faktin se të njëjtat prova janë prezantuar para se gjykimi të nis nga fillimi për shkak të ndryshimeve të Trupit gjykues.

Për debatin kryesor të lëndës janë caktuar më shumë terminë në periudhën e ardhshme që siç thonë nga Gjykata, “t’i jepet intensitet më i madh gjykimit”.

Rasti “TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kozmos” të investitorit Fiat Canovski.

Në lëndën “TNT” të akuzuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. fab/

Të fundit