20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me qëllim të ndalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria solli vendime shtesë

Me qëllim të ndalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria në mbledhjen e
24-të solli vendime shtesë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve:

⛔️Ndalohet lëvizja e banorëve në periudhën kohore prej orës 21:00 deri në orën 06:00, me qëllim që të ndalohet përhapja e COVID-19.

?Nga ky ndalim përjashtohen personat që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.
?Të kufizohet numri i barnatoreve kujdestare në territoret e qyteteve në RMV.
?Të angazhohen kompanitë e taksive duke zvogëluar numrin e veturave dhe të njëjtat të shfrytëzohen vetëm për udhëtime në spital apo në barnatore.

⛔️Ndalohet lëvizja e transportit publik prej orës 21:00 deri në orën 06:00. Dhe gjatë orarit të lejuar të ketë kufizim të kapacitetit për transportim të qytetarëve në 50% të automjetit, ose me mbajtje të patjetërsueshme të distancës prej më së paku 2 metra ndërmjet udhëtarëve.

▶️Ekipe kujdestare të EVN-së, ujësjellësit dhe kanalizimit, shërbimeve të telekomunikacionit, munden të lëvizin gjatë orarit të ndaluar, vetëm me lajmërim paraprak në 192 (MPB).

⛔️Ndalohet mbledhja e banorëve në grupe nëpër vende publike prej më shumë se 5 persona.

▶️Drejtorët e fabrikave dhe institucioneve obligohen të përshtatin orarin e punës në bazë të ndalesës së paraparë.

▶️Në objektet tregtare, barnatoret dhe institucionet publike të cilat japin shërbime për banorët ku pagesa dhe puna bëhet nëpërmjet sporteleve ose arkave, të kufizohet prania e qytetarëve në bazë të numrit të sporteleve dhe nga madhësia e objektit.Ka publikuar në profilin e saj në FB kryetarja e komunës së Tetovës z.Teuta Arifi

#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë

Të fundit