24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me rastin e ditës ndërkombëtare të ushqimit, Universiteti i Tetovës, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore , organizoi një tryezë të rrumbullakët

Me rastin e ditës ndërkombëtare të ushqimit, Universiteti i Tetovës, Fakulteti i
Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, organizoi një tryezë të rrumbullakët me
rastin në të cilën ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe afaristë të fushës do
të diskutuan lidhur me cilësinë e ushqimit dhe mungesën e tij në suaza vendore,
rajonale dhe botërore. Me këtë rast përgjegjësi i Zyrës për shkencë dhe inovacion
Agon Memeti, tha se Fakultetet e Universitetit të Tetovës, përkatësisht njësitë
akademike e kanë kuptuar drejt rolin e tyre, ndaj dhe japin kontribut domethënës
për çështje, fenomene dhe sfida me të cilat jo rrallëherë përballet shoqëria
nëpërgjithësi. Të pranishmëve ju drejtua edhe Rexhail Ismaili, sekretar shtetëror në
Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe dekani i
Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Xhezair Idrizi.
Ndërkaq, në këtë kohë krize të rëndë ekonomike, kur familjet mezi mbijetojnë, më
vështirë e kanë të pastrehët dhe rastet sociale. Kësisoji, në kuadër të çerdhes për
fëmijë Rinia, në Tetovë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndan ushqim për
100 skamnorë çdo ditë.Ushqimi përgatitet për çdo ditë dhe vet personat që kanë
nevojë vijnë dhe e marrin ushqimin e tyre.
Sipas statistikave të fundit, çdo person i shtatë në botë nuk e di nëse do të jetë në
gjendje të sigurojë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar të nesërmen. Më shumë
se 900 milion njerëz në të gjithë botën vdesin nga uria ndërsa 2 miliardë janë të
kequshqyer. Këtë vit, Dita Botërore e Ushqimit synon të theksojë rëndësinë
thelbësore të ushqimit, sepse ai mund të jetë një ilaç, por edhe i dëmshëm nëse i
përket një cilësie të dobët ose konsumohet në mënyrë të papërshtatshme dhe në
sasi të tepërta./Tv Koha/

Të fundit