05/12/2022
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Me rezultatin 3-1, Shkëndija e kaloi edhe një sfidë në garën për në Conference League

Ekipi nga Tetova, KF Shkëndija, pa vështirësi arriti të eliminojë pengesën e quajtur Valmieras FC në garën për t’u kualifikuar në Europe Conference League, transmeton Portalb.mk.

Tre golat e Shkëndijës për rezultatin 3-1, mundësuan që ekipi që përfaqëson Maqedoninë e Veriut të kalojë në xhiron e radhës në garën për kualifikuese.

Bejtullai, Doriev dhe Ramadani ishin futbollistët që i mundësuan fitoren Shkëndijës, ndërsa për ekipin mysafir ka shënuar Murata.

Ndryshe, në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve, ekipi i Shkëndijës kishte arritur si mysafir të fitojë me rezultat 1-2.

Më 4 gusht do të jetë ndeshja e radhës kundër ekipit suedez AIK, ndërsa më 11 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit