25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më së shumti raste të vdekjes brenda një dite të vetme në Rusi

Në 24 orët e fundit, 150 vdekje nga koronavirusi i ri janë regjistruar në Rusi, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme në vend, kumtoi Shtabit i operacioneve parandaluese kundër epidemisë së Kovid-19.

Sipas të dhënave të Shtabit, rritja ditore u zvogëlua nga 2,9 për qind në 2,8 për qind.

Numri i personave të infektuar në 24 orët e fundit është 8.894, që është dita e shtatë me radhë nën 10.000 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Rusi është 326.448, ndërsa gjithsej kanë vdekur 3.249 persona. bs/bsh/

Të fundit