20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Më së voni pasnesër caktohet seanca për përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues

Përzgjedhja e gjykatësve kushtetues, nesër ose më së voni pasnesër do të gjendet në komisionin për zgjedhje dhe emërime. Kështu ka konfirmuar për “Sloboden Peçat”, kryetarja e komisionit, Marija Georgievska pasi dje me ftesë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska për bllokadën e përzgjedhjes së gjykatësve, u mblodh i gjithë kreu shtetëror, presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, informon Zhurnal.

Georgievska thotë se vazhdimi i seancës të komisionit është zvarritur përshkak obligimeve të anëtarëve të komisionit.

“Përshkak obligimeve të anëtarëve të komisionit jashtë shtetit dhe përshkak seancave të caktuara plenare, nuk ishte caktuar vazhdimi i seancës i përzgjedhjes së gjykatësve kushtetues. Nesër ose pasnesër do të caktojë seancë. Në seancën e kaluar ishin dorëzuar nëntë propozime për gjykatës kushtetues. Tre nga shumica dhe gjashtë nga opozita. Biografitë e kandidatëve janë dorëzuar te deputetët dhe pres që debati të jetë konstruktiv”, thotë GEorgievska./Zhurnal.mk

Të fundit