07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të anketave

Mediat edhe sot mund të publikojnë rezultate të hulumtimit të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Sipas orarit të KSHZ-së, rezultatet e anketave mund të publikohen më së voni pesë ditë para caktimit të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në tre komuna, ose afati skadon sot në mesnatë.

Pardje skadoi afati, në të cilin zgjedhësi, i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim – i pafuqishëm ose i sëmurë, e dëshiron të votojë, ka mundur për këtë ta informojë Komisionin komunal të zgjedhjeve, me qëllim që të mund ta realizojë të drejtën e tij më 20 prill. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, votojnë edhe votuesit, të cilët në ditën e votimit gjenden në paraburgim shtëpiak, por ata që të paraqiten në KKZ kanë afat deri më 17 prill në mesnatë.

Sipas orarit të KSHZ-së, pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të parashtrojnë raport me specifikim të harxhimeve në xhiro-llogarinë për fushatë zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri nga fundi i ditës së dhjetë të fushatë zgjedhore.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) informoi se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna me kohë i kanë parashtruar raportet financiare në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to ka hollësira për pjesën e parë të fushatës.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta parashtrojnë në KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve, raporte duhet të parashtrojnë më së voni deri ora 24 më 4 maj, e më së voni deri më 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Nga KSHZ-ja kumtuan edhe se kanë arritur edhe raporte nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe për të kryetarëve të komunave Novosellë, Ohër dhe Dibër. Në KSHZ përgatisin urdhëresë, e cila pastaj dërgohet deri te Ministria e Financave, prej ku duhet të kryehet pagesa e radiodifuzerëve.

Sipas Kodit zgjedhor, para pagesës së harxhimeve për RPP nga ana e KSHZ-së, Agjencia është e obliguar të parashtrojë raport për kohëzgjatjen e përgjithshme të këtij reklamimi që u emetua te secili radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa për herë të dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej aty, në pajtim me Udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të vitit 2019, radiodifuzerët kanë obligim të parashtrojnë të dhëna në Agjenci për reklamimin e emetuar të paguar politik.

Raporti i dytë i ASHMAA duhet ta parashtrojë deri te Komisioni më 26 prill, për rrethin e parë në zgjedhjet, dhe më 10 maj për rrethin eventual të dytë. fab/

Të fundit