29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Mediumet vetë vendosin se si do të raportojnë, mosmarrëveshjet eventuale me Qeverinë t’i zgjidhin përmes dialogut

Qeveria shpreson në bashkëpunim të mirë me mediumet veçanërisht në këtë periudhë parazgjedhore, ndërsa përderisa ka mosmarrëveshje mes tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe konsultimeve.

Këtë e theksuan zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovozuale Zoran Trajçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me bojkotin e mediumeve për aktivitetet e funksionarëve qeveritar.

“Zyrtarisht nëse ekziston bojkot nuk mund të tregojmë sepse nuk ka paralajmërim të tillë, as deklaratë nga ana e mediumeve. Përderisa ekzistojnë mosmarrëveshje mes Qeverisë dhe mediumeve duhet t’i zgjidhin me dialog. Ne as nuk jemi informuar, as nuk kemi njohuri se ka mosmarrëveshje midis Qeverisë dhe mediumeve që të mund të reagojmë, as nuk kemi kompetencë ligjore të ndërmjetësojmë në marrëdhëniet e tilla. Shpresojmë se mediumet do ta njohin rolin e tyre të rëndësishëm publik në shoqëri dhe jo vetëm në periudhën e ardhshme, por vazhdimisht do të jenë ata që kujdesen për qytetarët të informohen për të gjitha aktivitetet jo vetëm të Qeverisë, por për të gjitha ngjarjet në shoqëri”, deklaroi Trajçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot në konferencën për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili ishte për vizitë në Agjenci.

Potencon se për gjendjen e tillë nuk ka sanksione nga ana e ASHMAA-së dhe se Agjencia nuk mundet, as Qeveria nuk mund të jetë redaktor i cilitdo medium.

“Vetë mediumet vendosin për aktivitetet e tyre redaktuese. Ajo që u tha gjatë ditës së djeshme nga disa portale elektronike se ka gjoja bojkot nga ana e mediumeve ndërsa tani për tani vetëm informacion i pakonfirmuar të cilin nuk mund të themi se është fakt. Sepse tashmë dje mediumet raportuan për pajisjen e re në kirurgjinë torakale, nuk kishte deklaratë nga kryeministri teknik as nga ministri i Shëndetësisë i cili qëndronte ulur prapa, por qytetarët ishin të informuar për aktivitetin adekuat”, sqaroi Trajçevski.

Sipas Osmanit, çështja e mediumeve është se si do të raportojnë dhe nëse do të marrin pjesë në aktivitetet, por potencon se Qeveria përpiqet maksimalisht të jetë në marrëdhënie korrekte me mediumet dhe rregullatorin.

“Me siguri do të ketë ndonjë komunikim midis institucioneve në këtë pjesë, megjithatë nuk do të doja si përfaqësues i Qeverisë të përzihem në mediumet të jap nga ajo që e bëjmë ne si aktivitet. Mendoj se është në interes publik kjo që e bëjmë, megjithatë e drejta e tyre është se si do t’i paraqesin ngjarjet. Shpresojmë në bashkëpunim të mirë veçanërisht në ktë periudhë parazgjedhore kur qytetarët duan t’i shohin qëndrimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë garë politike që të mund të sjellin vendim adekuat për mandatin e ardhshëm”, deklaroi Osmani. .

Të fundit